top of page

FOTO+EMRI/ Po kontrollonte punimet e një ure, ky është inxhinieri që ra nga lartësia dhe humbi jetën! La pas dy fëmijë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 20 hours ago
  • 2 min read

Në foto është Guri Dashi me profesion inxhinier ndërtimi i cili humbi jetën duke inspektuar punimet e një ure në Paulesh të Peqinit. Ai la pas dy fëmijë të mitur.

Policia e Peqinit ka vënë në pranga drejtuesin teknik të një kantieri ndërtimi, pas vdekjes tragjike të një inxhinieri gjatë punimeve në aksin Lekaj–Elbasan. Viktima është identifikuar si Guri Dashi, 42 vjeç, i cili humbi jetën pasi ra nga lartësia teksa po kontrollonte punimet e një ure në këtë segment rrugor.


NJOFTIMI:


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Postimi:


Një inxhinier rrugësh ka humbur jetën tragjikisht gjatë orarit të punës në Peqin të Elbasanit, teksa kontrollonte punimet e një ure. Viktima është inxhinieri Guri Dashi, me origjinë nga Rrajca e Librazhdit. Gjatë viteve të punës, ai ka qenë pjesë e disa prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend, si “Alb Star” dhe “Alb Building”. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta lë pas një dhimbje të madhe për familjarët dhe dy fëmijët e tij të mitur. Prej disa vitesh, Guri Dashi jetonte në Pogradec së bashku me familjen. Me këtë aksident të rëndë, shoqëria humbi një inxhinier të zotë dhe një familjar shembullor. Ngushëllime të sinqerta familjes./ NOA

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page