top of page

Fund tragjik në Pogradec: 74-vjeçari gjendet i pajetë, mister rrethanat

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Një 74-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Pogradec, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës ku jetonte.


Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar autoritetet, pasi nuk kishin pasur kontakt me të moshuarin. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, si dhe ekipi i urgjencës, të cilët kanë konstatuar se ai nuk kishte më shenja jete.


Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime që mund të ngrejnë dyshime për një ngjarje kriminale.


Për këtë arsye, dyshohet se 74-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore, ndërsa priten rezultatet e mëtejshme për konfirmimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page