top of page

Futën mallra kontrabandë nga Greqia, arrestohen në doganën e Kapshticës, Apostol Petro dhe Olger Hoxha

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 20, 2025
  • 1 min read

Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona të cilët tentuan të fusin mallra kontrabandë nga Greqia, veshje, produkte ushqimore dhe konfeksione të ndryshme.


Në pranga kanë rënë Apostol Petro dhe Olger Hoxha si dhe u sekuestruan veshjet, produktet ushqimore dhe konfeksionet e ndryshme të kontrabanduara.


Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë:


1- autobusin me drejtues shtetasin Olger  Hoxha, 48 vjeç, banues në Korçë;


2- automjetin me drejtues shtetasin Apostol Petro 54 vjeç, banues në Elbasan.


Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit dhe të automjetit që këta shtetas drejtonin, u gjetën veshje të ndryshme, produkte ushqimore dhe konfeksione, të dyshuara si të kontrabanduara nga Greqia.


Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë të dy shtetasit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page