top of page

G*abitet banka dhe merren peng dhjetëra persona

  • 6 hours ago
  • 1 min read

Një situatë alarmuese është regjistruar në Piazza Medaglie d'Oro, në zonën Arenella të Napoli, ku një grabitje e armatosur në një degë të Crédit Agricole u shoqërua me marrje pengjesh.


Sipas autoriteteve, tre deri në katër persona të maskuar u futën në ambientet e bankës dhe u barrikaduan brenda, duke mbajtur rreth 25 persona, punonjës dhe klientë për disa orë.


Zona u rrethua nga forcat e sigurisë, ndërsa në operacion u përfshinë edhe zjarrfikësit, të cilët ndërhynë për të hapur hyrjen e bankës dhe për të lehtësuar ndërhyrjen e policisë.


Pas negociatave me autorët, situata u zgjidh pa pasoja të rënda për pengjet, të cilët u liruan të gjithë. Megjithatë, autorët arritën të largohen nga vendngjarja dhe policia po vijon kërkimet për kapjen e tyre.

“KORÇA BOOM”


bottom of page