top of page

Gjendet i vd*kur në hotel 81-vjeçari

  • Mar 28
  • 1 min read

Një shtetas italian është gjetur pa shenja jete në ambientet e një hoteli.


Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 10:10, në ambientet e një hoteli, është konstatuar i pajetë shtetasi italian me inicialet G. P., rreth 81 vjeç.


Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen.


Trupi i pajetë është dërguar për kryerjen e autopsisë mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.


Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page