Gjimnazi "Themistokli Gërmenji" dhe eksperienca e verës Friuliane
- Korca Boom
- 20 hours ago
- 1 min read
Në një pasdite mes miqsh, dita e enjte vijoi me prezantimin e kulturës së verës Friuliane dhe varietetet e rrushit të zonës, në seminarin me temë “Hyrje në verërat Friuliane”, të udhëhequr nga profesor Alessandro Pareschi.
Nxënësit e shkollës profesionale shërbime patën mundësinë të njihen me traditat e verës italiane, mënyrën e servirjes dhe kulturën e saj të rafinuar. Një përshëndetje të veçantë u bë për miqtë tanë nga gjimnazi Themistokli Gërmenji, të cilët realizuan një kolazh vallesh popullore shqiptare.
Servirja e verës për të ftuarit, prindërit dhe mësuesit u organizua në bashkëpunim me nxënësit e institutit “Stringher”. Ky udhëtim kulturor u pasurua me shijen e verërave, duke e bërë eksperiencën edhe më të veçantë.
Një gotë verë, një histori e tërë traditash!
"KORCA BOOM"




















