top of page

Gjykata e Lartë vendos më 2 tetor: Veliaj kërkon lirinë, nën akuzë për pasuri dhe fonde publike

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 18, 2025
  • 1 min read

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur në Gjykatën e Lartë një kërkesë për liri, e cila do të shqyrtohet më 2 tetor nga gjyqtarja Albana Boksi. Ai po përballet me një proces gjyqësor të hapur nga SPAK, i cili ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen në Gjykatën e Posaçme.


Në këtë dosje rëndojnë 13 akuza mbi Veliajn dhe 12 mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Hetimet kanë zbuluar se çifti dyshohet se ka marrë përfitime të paligjshme në nëntë raste, përmes shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga kompani private dhe organizata jofitimprurëse që më pas kanë siguruar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë.


Sipas SPAK, fondet publike janë shpërndarë me firmën e Veliajt dhe kanë përfunduar në OJF të kontrolluara nga bashkëshortja e tij ose persona të afërt me të. Gjithashtu, dyshohet se ata kanë përfituar pasuri të paluajtshme me vlera të mëdha nga subjekte që kanë marrë favore nga bashkia. Të pandehurit akuzohen për veprat penale të korrupsionit pasiv dhe marrjes së përfitimeve të parregullta, sipas neneve 260 dhe 245 të Kodit Penal.

“KORÇA BOOM”


bottom of page