top of page

Gjykata e Porto Alegre ‘godet’ ish-sulmuesin e Juventusit, urdhër arresti për Costën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Një ditë pas njoftimit surprizë nga klubi australian Sydney FC për ndërprerjen e bashkëpunimit me Douglas Costën, ka dalë në dritë arsyeja e vërtetë e kësaj lëvizjeje.

Gjykata e Porto Alegre në Brazil ka lëshuar një urdhër arresti ndaj 35-vjeçarit brazilian, i njohur për karrierën e tij të shkëlqyer me Juventusin dhe Bayern Munich. Sipas mediave braziliane, urdhri lidhet me çështje ligjore të hapura nga ish-bashkëshortja e tij, detaje të të cilave ende nuk janë bërë të plota publike.


Pak orë më parë, Sydney FC kishte njoftuar zyrtarisht në rrjetet sociale se kontrata me Costën është mbyllur, duke përmendur “arsye personale dhe ligjore” që e pengonin lojtarin të udhëtonte drejt Australisë. Klubi australian shtoi se e kupton situatën delikate dhe i uron lojtarit zgjidhje sa më të shpejtë.


Douglas Costa, i njohur për shpejtësinë dhe driblimet e tij, ka qenë një nga emrat më të spikatur të futbollit brazilian në dekadën e fundit. Tashmë, karriera e tij duket se ndodhet në një pikë kritike, teksa përballet me probleme serioze ligjore në vendlindje.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page