top of page

Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Kryeministrit për pezullimin e Belinda Ballukut

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 14 hours ago
  • 1 min read

Gjykata kushtetuese shqyrton kërkesën e kryeministrit për pezullimin e Belinda Ballukut

Gjykata kushtetuese njoftoi sot se kolegji i këtij institucioni u mblodh për shqyrtimin paraprak të kërkesës së kryeministrit Edi Rama, e cila ka për qëllim hedhjen poshtë të pezullimit të vendosur nga GJKKO ndaj Belinda Ballukut.


Pas analizimit fillestar, kolegji vendosi që çështja t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë nëse plotësohen të gjitha kriteret e pranueshmërisë për ta dërguar çështjen në seancë plenare.


Sipas njoftimit të gjykatës kushtetuese, ky proces zhvillohet në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të gjykatës kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore.

Çështja do të vijojë të monitorohet nga institucionet kompetente, derisa të vendoset për hapin e radhës në procedurë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page