top of page

Goditet rrjeti i d*ogës, ja emrat e të arrestuarve

  • Mar 28
  • 1 min read

Nga 11 masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata, janë ekzekutuar 9 masa “Arrest në burg”.


Personat e arrestuar janë: E. H., A. N., K. M., R. L., E. S., E. H., M. B., A. Gj. dhe F. K.


Ndërkohë, O. (D.) J. është arrestuar në flagrancë pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ai rezulton i dënuar më parë nga GJKKO për trafik droge.


Sipas njoftimit të Policisë, gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë.


Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin doza të drogave të forta në brendësi të lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut. Gjatë kontrolleve fizike, atyre iu gjetën dhe sekuestruan doza të dyshuara kokaine, si dhe aparate celularë në cilësinë e provës materiale.


Po ashtu, gjatë hetimeve janë arrestuar edhe shtetasit E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, të cilëve iu sekuestruan 2200 tableta ekstazi (MDMA).


Operacioni “Night Clubs” konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike në ambientet e jetës së natës në kryeqytet.

“KORÇA BOOM”


bottom of page