Goditi me grushte gazetarin, arrest për 51-vjeçarin
- May 20
- 1 min read
Një 51-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht një gazetar për shkak të detyrës. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi P. Gj., i cili akuzohet për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Ngjarja ka ndodhur më 18 maj 2026, rreth orës 20:00, në lagjen Skënderbeg, ku 51-vjeçari dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin E. D., 46 vjeç, gazetar, për shkak të profesionit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër bënë ndalimin e autorit të dyshuar, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















