top of page

Granata shpërthen në tokë bujqësore, 85-vjeçari dërgohet në spital

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 18, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të premte në Himarë, ku një 85-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate gjatë kohës që po punonte në ullishte.


Sipas informacioneve të para nga Policia, i moshuari ka qenë duke kryer punë bujqësore në një zonë rurale kur granata, e dyshuar si e mbetur nga lufta, ka shpërthyer papritur duke e lënduar. Fatmirësisht, burimet konfirmojnë se 85-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.


Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një mjet shpërthyes të vjetër, të mbetur në zonë prej dekadash. Autoritetet po punojnë për të verifikuar origjinën dhe rrethanat që çuan në këtë incident.

“KORÇA BOOM”


bottom of page