Grua e zhdukur gjendet e v*dekur: Nis procedura e identifikimit
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Prokuroria e Gostivarit ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në fshatin Negotinë të Gostivarit, e cila më herët ishte raportuar si e zhdukur.
Trupi, që ende nuk është identifikuar, është gjetur i varrosur në një gropë dhe dyshohet se i përket një gruaje që dyshohet të ketë qenë e privuar nga liria në mënyrë të paligjshme.
Organet hetimore kanë ndërmarrë disa veprime në vendngjarje.
Prokurori publik, i cili ka kryer ekspertizën gjatë natës, ka urdhëruar kryerjen e autopsisë dhe procedurave të identifikimit të viktimës. Gjithashtu janë mbledhur gjurmë dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes, me qëllim sigurimin e provave të mëtejshme për zbardhjen e rastit.
KORCA BOOM"



















