top of page

I dyshuari i armatosur plagoset nga policia, dërgohet me urgjencë në spital

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një person ka mbërritur i plagosur në Spitali i Traumës, pasi fillimisht ishte transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Kurbinit.


Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri dyshohet se është qëlluar nga policia gjatë një ndërhyrjeje për neutralizimin e tij. Burime bëjnë me dije se efektivët kishin informacion se personi ishte i armatosur, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.


Gjatë operacionit, një prej efektivëve ka përdorur armën e shërbimit, duke e plagosur personin. Pas ndihmës së parë në spitalin e zonës, ai është dërguar për trajtim të specializuar në Spitali i Traumës.


Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për të sqaruar detajet e plota të incidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page