top of page

I mituri në kërkim për vjedhje, 46-vjeçari në Korçë nën hetim për kamera të vendosur fshehurazi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 15 hours ago
  • 1 min read

Policia ka njoftuar për dy raste të tjera që janë referuar në Prokurori në qarkun e Korçës.


Në Pogradec, shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë shpallur në kërkim një 17-vjeçar, i cili dyshohet se gjatë natës ka vjedhur një shumë parash në një dyqan në lagjen nr. 17. Hetimet vijojnë për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Gjithashtu, është referuar në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit E. F., 46 vjeç, pas kallëzimit të një 70-vjeçari, i cili ka deklaruar se E. F. i kishte instaluar një kamerë në ambientet e biznesit të tij, pa dijeninë e tij.


Ngjarja po hetohet për të sqaruar motivet dhe rrethanat e vendosjes së kamerës.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page