Ia tregoi pas muajsh nënës, rrëfimi i 15-vjeçares çon në arrestime
- 11 hours ago
- 1 min read
Policia në Tetovë ka ndaluar dy persona të moshës 58 dhe 37 vjeçare, pas denoncimit të një rasti që lidhet me një të mitur.
Sipas informacionit të bërë publik nga SPB Tetovë, më 28 maj 2026 një 62-vjeçare ka paraqitur kallëzim në polici, duke raportuar se mbesa e saj e mitur kishte qenë e përfshirë në një ngjarje të ndodhur gjatë muajit dhjetor të vitit 2024.
Referuar denoncimit, vajza, e cila në atë periudhë ishte 15 vjeçe, po udhëtonte me një furgon që drejtohej nga një 58-vjeçar nga rrethina e Tetovës. Më pas, ajo ia ka treguar ngjarjen nënës së saj 37-vjeçare.
Policia bën me dije se nëna e të miturës nuk e kishte raportuar më herët rastin pranë autoriteteve.
Pas kallëzimit, dy personat janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik.
Autoritetet theksojnë se po vijojnë veprimet hetimore dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.
“KORÇA BOOM”
















