top of page

Ja kush është i riu nga që u gjet i vd*kur në rrugë

  • May 28
  • 1 min read

Është identifikuar viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Fier–Darëzezë, ku një automjet tip “Renault Megane” doli nga rruga dhe përfundoi në anë të saj.


Viktima është shtetasi Gledis Çala, 37 vjeç, nga Elbasani. Fillimisht u raportua se ai ishte 35 vjeç, ndërsa më pas u konfirmua mosha 37 vjeç në njoftimin e Policisë së Fierit.


Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në segmentin e ri rrugor Mbrostar–Levan, në drejtim të Darëzezës, i cili është ende në ndërtim dhe pa sinjalistikë të plotë.


Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin në një kthesë të fortë, duke dalë nga rruga dhe përplasur automjetin, çka ka sjellë humbjen e jetës së tij në vendngjarje.


Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page