top of page

Ja pse trajneri Ernest Gjoka kërkoi nga klubi - rikonfirmim për pankinën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Pas përfundimit të sezonit dhe rënies së Skënderbeut në një kategori më poshtë, pati shumë dilema mbi të ardhmen e trajnerit Ernest Gjoka. Këto dyshime u shtuan edhe më tepër kur ai nuk doli në deklaratë për shtyp pas ndeshjes së fundit, e cila rezultoi fatale për ekipin.


Megjithatë, pas disa javësh u konfirmua se Gjoka do të vijonte të ishte pjesë e stafit drejtues si trajner, duke sjellë një qetësi të përkohshme mbi këtë çështje. Por pak kohë më vonë, klubi bëri një deklaratë tjetër, ku saktësoi se trajneri do të respektojë kontratën deri në fund – dhe kjo për një arsye që “Korça Boom” e ka mësuar.


Në ato momente, disa portale raportuan se Ernest Gjoka ishte pranë kalimit te një ekip tjetër, duke e cilësuar si një lëvizje që do të zyrtarizohej brenda pak orësh. Megjithatë, duket se lajmet nuk ishin të vërteta dhe klubi doli sërish me një deklaratë zyrtare për të qartësuar marrëdhënien me trajnerin.




“KORÇA BOOM”




bottom of page