Kamioni me birra përfshihet nga flakët, pamje dramatike
- May 28
- 1 min read
Në afërsi të pikës kufitare të Kakavijë është përfshirë nga flakët një kamion që transportonte birra të kompanisë Glina.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse nga Bashkia Bashkia Dropull, si dhe shërbime të policisë, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe sigurimin e zonës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në motorin e kamionit, ndërsa specialistët po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme.
“KORÇA BOOM”
















