Kaos nga moti i keq në Librazhd-Përrenjas
- 11 hours ago
- 1 min read
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar sërish probleme në aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas, ku gjatë orëve të fundit janë regjistruar shembje masive dheu që kanë përfunduar në rrugë.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për masive dheu në zonën ku po kryhen punime për Korridori VIII, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe rrezik për drejtuesit e automjeteve.
Situata paraqitet problematike sidomos në segmentet ku terreni është i paqëndrueshëm për shkak të reshjeve të dendura, ndërsa në zonë po punohet për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, në vendin e njohur si Kthesa e Dragostunjës, pati një shembje masive dheu që bllokoi për disa ditë qarkullimin në këtë aks të rëndësishëm kombëtar, duke paralizuar lëvizjen e mjeteve.
Autoritetet u kanë bërë apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment, për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dherave dhe gurëve si pasojë e motit të keq.
“KORÇA BOOM”
















