Konflikt, nusja dhunon vjehrrën dhe më pas dhunohet nga bashkëshorti
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Lushnjë, ku një konflikt familjar ka përfunduar me ushtrim dhune mes anëtarëve të së njëjtës familje.
Sipas njoftimit të Policisë, ka nisur procedimi penal për shtetasit E.S., 42 vjeç dhe M.S., 38 vjeçe, bashkëshortë. Hetimet paraprake tregojnë se 38-vjeçarja ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, ndërsa më pas bashkëshorti, shtetasi E.S., ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë referuar materialet procedurale në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për të dy shtetasit e përfshirë në ngjarje.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.
"KORCA BOOM"



















