top of page

Kontrabandë në Kapshticë. Kapen emigrant të paligjshëm/ Ja njoftimi doganor!

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë


-Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nëpërmjet Qendrës së Shkëmbimit të Informacionit, se prej orës 10.00, të ditës së sotme, kanë lejuar lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) për në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, në territorin e Maqedonisë së Veriut. Kamionët do të lejohen me të njëjtin tranzit dhe dokumentacion, gjithashtu edhe ato mjete që janë zhdoganuar do të lejohen të kalojnë dhe në rast se kanë të dëmtuar plumbosjen, do të ripajisen me të reja.


-Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, për shtetasin N. Sh., 65 vjeç, banues në Bilisht. Ky shtetas është konstatuar në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht” duke drejtuar një automjet, gjatë kontrollit të të cilit u gjetën disa pajisje elektroshtëpiake të përdorura, të dyshuara të kontrabanduara. Automjeti, së bashku me pajisjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


-Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” për shtetasin B. M., 41 vjeç, banues në fshatin Shkallë, Mat, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.


-Gjithashtu nga shërbimet e patrullës së Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë (kufiri tokësor) në afërsi të fshatit Trestenik dhe fshatit Vidohovë, Devoll, u kapën 2 migrantë të parregullt, të cilët u trajtuan me urdhër largimi vullnetar nga territori i RSH.

“KORÇA BOOM”


bottom of page