top of page

Kontrolle në rrugë dhe incidente: Disa procedime penale në qarkun Korçë

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka bërë të ditur një sërë veprimesh policore të kryera nga strukturat e saj në disa zona të qarkut.


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. H., 20 vjeç, banues në fshatin Biranj, Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.


Gjithashtu, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi I. D., 49 vjeç, banues në Pogradec, i cili u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në lagjen nr. 2 të këtij qyteti.


Ndërkohë, materialet u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal për një 17-vjeçare, banuese në Pogradec, e cila u kap në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.


Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. K., 61 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka punuar me mjet bujqësor një sipërfaqe toke, për të cilën ka pretendime edhe një shtetas tjetër.


Policia bën të ditur se materialet procedurale janë referuar në Prokuroritë përkatëse dhe vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rasteve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page