top of page

Korçë/ 60-vjeçari gjendet i pajetë pranë banesës, dyshimet e para

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 22, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në shkallët e pallatit ku banonte, në një lagje pranë spitalit të qytetit.


Sipas burimeve paraprake, viktima ishte duke u kthyer në banesë, kur ka ndërruar jetë papritur. Ka qenë bashkëshortja dhe djali i tij ata që e kanë gjetur dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.


Të njëjtat burime bëjnë me dije se i ndjeri vuante nga tensioni i lartë, por shkaqet e vërteta të vdekjes nuk janë konfirmuar ende. Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i saktë i humbjes së jetës.


Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


“KORÇA BOOM”


bottom of page