Korçë/ Hetimet e policisë për sherrin në lokal, sjellin deklarata kontradiktore të familjarëve
- Korca Boom
- Sep 3, 2025
- 1 min read
Një mbrëmje argëtimi në një lokal të Korçës është shndërruar në skenë dhune, pasi dy grupe personash u përplasën mes tyre me grushte, karrige dhe shkopinj bejsbolli.
Pamjet e përhapura treguan qartë momentet e tensionuara, ku përleshja degjeneroi në dhunë masive, ndërsa klientët e tjerë përpiqen të shmangen.
Policia njoftoi se janë arrestuar 10 persona, por një pjesë e mirë e tyre janë liruar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Dy prej të ndaluarve akuzohen se kanë plagosur me thikë dy pjesëtarë të grupit kundërshtar.
Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka nisur pas konsumit të alkoolit dhe një debati banal, ndërsa familjarët e përfshirë kanë dhënë deklarata kontradiktore./ NOA
“KORÇA BOOM”



















