Korçë/ 15-vjeçarja largohet nga banesa, familjarët njoftojnë policinë
- Korca Boom
- 13 hours ago
- 1 min read
Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja S. R., 19 vjeçe, e cila ka kallëzuar se më datë 21.10.2025 është larguar nga banesa motra e saj e mitur, shtetasja F. R., 15 vjeçe.
Aktualisht, shërbimet e policisë po punojnë për gjetjen e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"KORCA BOOM"



















