Korçë – Procedim penal për plagosje pas konflikti
- Korca Boom
- Jul 6, 2025
- 1 min read
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë proceduan penalisht shtetasin F. D., 41 vjeç, banues në fshatin Çiflig.
Ky shtetas dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) një 35-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















