top of page

Krim në familje/ 48-vjeçari q*llohet për v*ekje nga kunati

  • 15 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë-Krujë, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti me armë zjarri.


Sipas informacionit paraprak, viktima është shtetasi me inicialet A. C., i cili dyshohet se është qëlluar nga kunati i tij, shtetasi E. A., 33 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrion, në zonën e Niklës, rreth orës 18:15.


Raportohet se konflikti mes dy personave ka nisur për motive të dobëta, ndërsa autori i dyshuar ka përdorur armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen 48-vjeçarit. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në zonë, me plagë plumbi.


Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollet për kapjen e autorit, i cili është larguar.


Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page