Kujtojmë sot aktorin dhe regjisorin Dhimitër Orgocka, që u nda nga jeta 5 vjet më parë
- Korca Boom
- 5 days ago
- 1 min read
Kujtojmë sot aktorin dhe regjisorin Dhimitër Orgocka, që u nda nga jeta 5 vjet më parë.
Si regjisor Orgocka vuri në skenë 104 premiera në teatrot e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit.
Si aktor, Orgocka numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare. Ndërsa në kinematografi njihet për rolet e tij tek filmi “Gjeneral Gramafoni”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Asgjë nuk harrohet”, “Njerëz në rrymë”, “Yjet e netëve të gjata” dhe “Horizonte të hapura”.
Për veprën e tij ai është dekoruar me titullin "Mjeshtër i Madh".
“KORÇA BOOM”



















