top of page

Kushti i 15 viteve pune për pension minimal lë qytetarët pa mbështetje deri në 70 vjeç

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 29
  • 1 min read

Banka Botërore ka vlerësuar se kushti aktual për të përfituar pension minimal – 15 vite pune me sigurime – është një anomali që lë shumë qytetarë pa mbështetje deri në moshën 70 vjeç. Raporti thekson se ky kriter dekurajon pjesëmarrjen në tregun formal të punës, sidomos për punëtorët informalë dhe emigrantët.


Sipas Bankës Botërore, pensionet në vend mbeten ndër më të ulëtat në rajon, me një normë zëvendësimi prej vetëm 32% të pagës. Rritja e pagave po zgjeron hendekun me pensionet dhe po rrit presionin mbi qëndrueshmërinë fiskale, me raportin kontribuues–përfitues që ka rënë në 1.18.


Masat afatshkurtra të sugjeruara

  • Nxitja e zgjatjes së jetës aktive në punë

  • Luftimi i informalitetit, sidomos në zonat rurale

  • Rritja e ndërgjegjësimit për skemat e sigurimeve shoqërore

  • Përdorimi i strategjive 2024–2027 për rritjen e kontributeve

  • Rishikimi i skemave suplementare që kanë rritur deficitin, sidomos për minatorët, ushtarakët dhe politikanët


Reforma afatmesme dhe afatgjata

  • Heqja e subvencioneve për kontributet në zonat rurale

  • Ndryshimi i formulës së përfitimeve për të nxitur më shumë vite pune

  • Riformatimi i pensioneve shtesë për administratën publike

  • Ndërtimi i një sistemi pensionesh me shumë shtylla, më gjithëpërfshirës dhe më të qëndrueshëm


Raporti paralajmëron se ndikimet e reformave varen nga emigracioni, kthimet dhe zhvillimet në tregun e punës. Qëllimi është rritja e kontributeve dhe përmirësimi i mjaftueshmërisë së pensioneve. Një element kyç është rritja e pensioneve për personat me mbi 15 vite pune dhe kontribute të larta, duke krijuar një sistem më të drejtë për kontribuuesit dhe më të balancuar për buxhetin e shtetit.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page