top of page

Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 31
  • 1 min read

Dy të rinjtë që shihni në foton e mësipërme janë viktimat e aksidentit të rëndë rrugor që ndodhi në orët e para pas mesnatës në Peqin, tek vendi i quajtur “Ura e Teqes”.


Gabriel Lluca, drejtuesi i automjetit dhe miku i tij Denis Korbi, të dy 24-vjeçarë, banues  në Peqin, po udhëtonin drejt Peqinit, teksa makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.


Të plagosurit  janë nisur  me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht ndërruan jetën në spital.


Policia e Elbasanit njoftoi se: "aksidenti ndodhi rreth orës 02;00 në Hyrje te Peqinit Tek ura e Teqes ka ndodhur  një aksident  mjeti tip WGolf ka dalë nga rruga është përplasur me shkallët anësore të një banese ku në mjet kanë qenë 2 persona G. Ll.,  24 vjec  banues në Peqin, drejtuesi i mjetit dhe D. K. 24 vjec banues  në Peqin"./BW

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page