LAJM I FUNDIT/ Incidenti para ndeshjes Iliria-Skënderbeu, procedohen tre futbollistë
- Korca Boom
- 28 minutes ago
- 1 min read
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me lajmet se futbollistët e Skënderbeut u dhunuan dhe u ndjenë nën presion para fillimit të ndeshjes ndaj Ilirisë së Fushë-Krujës.
Sipas njoftimit, materialet procedurale janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për tre futbollistët A. S., B. S. dhe J. S.
“Te mërkurën, përpara fillimit të ndeshjes së futbollit ‘Iliria–Skënderbeu’, dyshohet se tre futbollistët e mësipërm janë konfliktuar me lojtarët e ekipit kundërshtar, dhe për pasojë është dëmtuar lehtë futbollisti S. N.,” njofton Policia.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















