top of page

Lajm i kobshëm në ditë të shenjtë, besimtari ndërron jetë gjatë namazit

  • May 27
  • 1 min read

Një lajm i trishtë ka ardhur në këtë ditë të shenjtë për besimtarët e fesë islame, pasi Haxhi Shefki Latifi ka ndërruar jetë gjatë faljes së namazit në ambientet e xhamisë së fshatit Kmetoc.


Ngjarja e rëndë është bërë e ditur nga të afërmit e 72-vjeçarit, të cilët shprehen se Latifi do të kujtohet si një njeri me zemër të lidhur fort me xhaminë, ku edhe gjeti fundin e jetës së tij gjatë momentit të faljes.


Shefki Latifi njihej si përfaqësues i banorëve të kësaj zone të Gjilanit, ku për vite me radhë kishte ngritur zërin për problematikat e komunitetit, veçanërisht për mungesën e kanalizimeve dhe infrastrukturës bazë.


Humbja e tij ka lënë një dhimbje të madhe jo vetëm për familjarët dhe miqtë, por edhe për banorët e zonës, të cilët e konsideronin si zë të qytetarëve dhe figurë aktive të komunitetit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page