top of page

Lajm i trishtē dhe tronditës nga Pogradeci – 52-vjeçarja nuk u asfiksua nga zjarri, dyshohet për vrasje të qëllimshme

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 28, 2025
  • 1 min read

Ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec, ku u raportua se një grua kishte humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi në banesë, ka marrë një kthesë të papritur dhe shqetësuese.


Sipas burimeve zyrtare nga Policia, pas ekzaminimeve të para mjeko-ligjore në trupin e viktimës, 52-vjeçares Kozeta Teço, janë konstatuar shenja dhune, të cilat ngjallin dyshime serioze për një skenar tjetër – atë të vrasjes së qëllimshme.


Fillimisht u raportua se zjarri i rënë në banesën e saj në lagjen nr. 1 të qytetit kishte qenë shkaku i vdekjes, përmes asfiksimit nga tymi. Por të dhënat e reja nga hetuesit flasin për një pistë të re: se zjarrvënia mund të jetë kryer për të fshehur gjurmët e një krimi më të rëndë – vrasjen.


Grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje dhe po punon për të mbledhur prova të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se po verifikohen të gjitha pistat, përfshirë motivet personale apo konfliktet e mundshme që viktima mund të ketë pasur.

“KORÇA BOOM”


bottom of page