top of page

LAJMI FUNDIT/ Arrestohet 26-vjeçari nga Korça, kapet me mallra kontrabandë që kushtonin 45.000 euro

  • 1 day ago
  • 1 min read

Finalizohet operacioni i koduar “Wrong way”, goditet një rast në fushën e kontrabandës së mallrave.


Transportonte me furgon, veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 45 000 euro, kapet në flagrancë në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë” dhe arrestohet 26-vjeçari.


Sekuestrohen veshjet dhe furgoni.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Wrong way”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi R. K., 26 vjeç, banues në Korçë.


Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, duke transportuar me furgon, 19 paketime (thasë) me veshje të imitimeve të markave të ndryshme, pa dokumentacion shoqërues.


Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page