LAJMI FUNDIT/ Dhunë mes vëllezërve, brenda familjes dhe vetgjyqësi, policia e Pogradecit 1 arrestim e 2 procedime penale
- 6 days ago
- 1 min read
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec:
-arrestuan në flagrancë shtetasit E. H., 39 vjeç dhe S. H., 45 vjeç, banues në fshatin Petrushë Pogradec, (vëllezër), pasi dyshohet se për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit dhe kanë marrë dëmtime të lehta fizike;
Referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. L., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit të tij të mitur;
Referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Gj. Ç., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në fshatin Podgozhan, Pogradec, me vetëgjyqësi ky shtetas ka pushtuar një sipërfaqe toke, e cila pretendohet të jetë në pronësinë e një 41-vjeçareje.
“KORÇA BOOM”
















