LAJMI FUNDIT/ Aksident me dy të pl*gosur në aksin rrugor Pogradec-Lin
- 2 days ago
- 1 min read
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi të dielën në aksin Pogradec-Lin.
Aksidenti u shënua në afërsi të fshatit Pojskë, ku dy mjete janë përplasur kokë më kokë me njëra- tjetrën.
Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit.
Gjendja e të lënduarve është serioze por burime pranë spitalit bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit./ Euronews
“KORÇA BOOM”
















