top of page

LAJMI FUNDIT/ TRONDITËSE! 38-vjeçari në lagjen nr. 4 në Korçë VET*VARET në banesën e tij

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 38-vjeçar i cili quhet Begator Mustafa dyshohet se i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në lagjen nr. 4 të qytetit.


Sipas informacioneve paraprake, ai është gjetur në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 38-vjeçari Mustafa nuk ka mundur të mbijetojë.


Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa burime bëjnë me dije se viktima vuante nga depresioni.


Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.


NJOFTIMI:


Korçë: I jep fund jetës 38-vjeçari në lagjen 4.


Sipas informacioneve, një 38-vjeçar nga Korça u dërgua në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit të Korçës, ku mësohet se është vetëvarur në banesën e tij. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 38-vjeçari s’ka mundur të jetojë.


Burime nga policia bëjnë me dije se viktima vuante nga depresioni. Nga ana e grupit hetimor vijojnë veprimet lidhur me ngjarjen.

“KORÇA BOOM”


bottom of page