top of page

LAJMI I FUNDIT/ A do të marrin rritjen e pagës mësuesit në muajin mars? Ja çfarë do të ndodhë!

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Kryeministri Edi Rama premtoi rritje page prej 3 mijë lekësh për çdo mësues duke nisur nga 1 janari i vitit 2026. Ky ishte premtimi që bëri Rama për mbi 30 mijë mësuesit dhe punonjësit e tjerë arsimorë, ndërkohë që në ditët e para të muajit shkurt që përkonte paga e janarit kjo rritje nuk ndodhi.


Por edhe në ditët e para të marsit që do të jetë paga e muajit shkurt mësuesit e gjithë Shqipërisë nuk kanë për ta marrë sërish rritjen e pagës. VKM-ja është zbardhur por akoma nuk ka mbërritur në ZVA-të e Shqipërisë për të zbatuar tritjen e re të pagave.


Pavarësisht se kjo VKM ka dalë dhe është firmosur rritja nuk do të mund të bëhet në pagën e shkurtit që do të merret në fillim të muajit mars dhe në këtë mënyrë rritjen e re mësuesit do të mund ta shijojnë vetëm në muajin prill, ku pritet të marrin 3 muaj bashkë pra një shtesë prej 9 mijë lekësh.


Sigurisht që deri tani kryeministri i ka gënjyer dhe festa e 7 marsit do ti gjejë pa rritje mësuesit edhe pse në fakt rritja është vetëm një indeksim dhe asgjë më shumë.


Me pak fjalë mësuesit në muajin prill do ta kenë të sigurtë këtë rritje që do të marrin nga 1 janari i 2026-ës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page