top of page

LAJMI I FUNDIT/ Kr*m në familje, djali dyshohet se vr*u nënën dhe pl*gosi babain

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lushnjën mbrëmjen e kësaj të hëne, ku dyshohet se një djalë ka vrarë nënën e tij dhe ka plagosur babain.


Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa informacionet paraprake flasin për një krim brenda familjes.


Pas ngjarjes, në vendin e krimit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Babai i autorit të dyshuar ka mbetur i plagosur dhe pritet të mësohen më shumë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.


Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet që në vijim të dalin të tjera të dhëna mbi rrethanat në të cilat ndodhi krimi.


Lushnjë/Informacion paraprak


Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page