LAJMI I FUNDIT/ Ngjarjet e fundit në Korçë. Ja komunikata. Ngjarje edhe në Maliq!
- 15 hours ago
- 1 min read
Qarku Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", për shtetasin M. D., 32 vjeç, banues në fshatin Nartë, Gramsh, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve".
Ky shtetas u kap në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", duke transportuar me një mjet kamionçinë, dru për zjarr, pa dokumentacionin përkatës. Sasia e druve dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















