Lajmi i fundit/ Në pranga drejtori i spitalit, zbardhen dyshimet e para!
6 hours ago
1 min read
Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja, është arrestuar këtë të mërkurë, në një zhvillim që pritet të zbardhet më tej në orët në vijim.
Sipas informacioneve paraprake, arrestimi i tij dyshohet se ka lidhje me periudhën kur ai drejtonte Kadastrën e Fierit, institucion i njohur më parë si Hipoteka.
Voja ka mbajtur më herët këtë detyrë drejtuese në administratën publike, ndërsa aktualisht ishte në krye të Spitalit Rajonal Fier.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar që të sqarojë akuzat konkrete ndaj tij apo rrethanat e hetimit. Pritet që organet ligjzbatuese të japin detaje të mëtejshme për arsyet e arrestimit dhe çështjen që po hetohet.
“KORÇA BOOM”
















