top of page

Policia zbret në rrugët e Korçës, shifrat janë të frikshme: Mbi 1100 gjoba në një javë!

6 hours ago
1 min read

Policia Rrugore e Korçës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur edhe pajisje inteligjente për monitorimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjatë një jave, janë vendosur plot 1148 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ndërsa 4 drejtues mjetesh kanë përfunduar në pranga.


Sipas njoftimit të Policisë, 3 prej tyre janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ndërsa një tjetër është arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu, 2 persona janë proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kontrollet janë përqendruar edhe te automjetet me detyrime të papaguara. Në kuadër të planit për vjeljen e detyrimeve, janë kontrolluar 785 automjete, nga të cilat 85 kanë rezultuar debitore dhe kanë shlyer detyrimet.


Nga 1148 masat administrative të vendosura, 256 janë për parakalime të gabuara, 243 për ndalim të gabuar të mjetit, 51 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 56 për mosrespektim të këmbësorëve në vijat e bardha.


Ndërkohë, 9 masa janë vendosur për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 11 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 5 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 4 për xhama të errësuar. Pjesa tjetër, 513 masa, lidhen me shkelje të tjera të Kodit Rrugor.


Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut, ndërsa u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur aksidentet.

“KORÇA BOOM”


bottom of page