top of page

Lajmi i fundit / 14-vjeçari plagos me mjet prerës një 15-vjeçar në Sheqeras

  • May 16, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Sheqeras të Bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar, bashkëmoshatar i tij.


I dëmtuari është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka nisur hetimet dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet që çuan në këtë incident mes të miturve.


Ngjarja ka ngritur shqetësim në komunitet, veçanërisht për përfshirjen e fëmijëve në veprime të dhunshme.


“KORÇA BOOM”



bottom of page