LAJMI I FUNDIT/ Aksident në Lagjen 4 në Korçë/ Automjeti përplas motorin, 1 i lënduar
- Korca Boom
- Sep 21, 2025
- 1 min read
Aksident në lagjen 4 të qytetit të Korçës, në zonën mbi Spitalin Rajonal.
Mësohet se një automjet ka përplasur një motor, ku drejtuesi i këtij të fundit po dërgohet për mjekim në spital.
Nuk dihen ende rrethanat dhe gjendja shëndetësore e të lënduarit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e dinamikës së aksidentit./CNA
“KORÇA BOOM”




















