Lajmi i fundit: E moshuara shtyhet nga shkallët, nga vajza
- 35 minutes ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 37-vjeçare dyshohet se ka shtyrë nga shkallët nënën e saj, duke e lënë të plagosur.
Sipas policisë, e moshuara ka pësuar dëmtime në këmbë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është kthyer në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autorja e dyshuar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është shpallur në kërkim.
Burime bëjnë me dije se 37-vjeçarja mund të ketë probleme të shëndetit mendor, çka e bën situatën edhe më shqetësuese.
Policia vijon punën për kapjen e saj dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”















