top of page

LAJMI I FUNDIT/ Grushte dhe një arrestim në Korçë. Vjedhje në lagjen 3

  • 13 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. A., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 56-vjeçar, i cili u dëmtua lehtë.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 60 vjeç, banues në Pogradec, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Korçë/Më datë 26.03.2026, ka kallëzuar shtetasi Gj. B., 60 vjeç, banues në Korçë, se kur është rikthyer në banesën e tij, në lagjen nr. 3, ka konstatuar se i mungonte një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve


"KORÇA BOOM"


bottom of page