Lajmi i fundit /I kërkuari për tentativë vr*sjeje plagoset gjatë aksionit spektakolar të policisë
- 2 hours ago
- 1 min read
Një operacion i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale ka përfunduar me arrestimin e dy personave, pasi ata tentuan të përplasnin me automjet efektivët e policisë dhe u rrezikuan jetën gjatë ndërhyrjes.
Sipas njoftimit, njëri prej të arrestuarve është Leonard Dema, i shpallur në kërkim dhe i dënuar në Itali me 7 vite burg për tentativë vrasjeje. Ai u lokalizua pas shkëmbimit të informacioneve me partnerët ndërkombëtarë.
Gjatë operacionit, në momentin që efektivët ndërhynë për kapjen e tij, 23-vjeçari që lëvizte me automjet bashkë me një person tjetër, dyshohet se tentoi t’i përplaste me makinë.
Ndërkohë, shoqëruesi i tij, shtetasi A.F., 28 vjeç, iu drejtua policëve me armë zjarri.
Në kushtet e vetëmbrojtjes, shërbimet e policisë ndërhynë për neutralizimin e tyre, duke plagosur L. D, i cili u transportua në Spitali i Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A.F., ndërsa policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë që ai posedonte.
Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë.
“KORÇA BOOM”
















