Lajmi i fundit: Incident i rëndë, dyshohet për dy viktima nga të shtënat
- 2 hours ago
- 1 min read
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në zonën e Balldren, në Lezhë, ku sipas informacioneve paraprake dyshohet për dy persona të vrarë.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë rrethuar zonën për të garantuar sigurinë dhe për të kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe mbledhjen e provave të mundshme.
Grupet hetimore po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat e përfshirë në këtë incident të rëndë.
Hetimet janë në zhvillim dhe priten detaje të tjera në vijim.
“KORÇA BOOM”
















