top of page

LAJMI I FUNDIT/ Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet një person në Korçë

  • 2 days ago
  • 1 min read

Agjentët e Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës këtë të hënë kanë arrestuar një person në afërsi të kryqëzimit të fshatit Dishnicë, pasi kishin marrë informacion se ky shtetas qarkullonte me armë zjarri.


Kanë qenë shërbimet e drejtorisë ato që e kanë kapur në flagrancë këtë shtetas, ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe arma e zjarrit.


Sipas informacioneve paraprake, në pranga ka rënë Bilal Mullalli, banues në fshatin Zëmblak të Maliqit. Ai u ndalua gjatë një operacioni policor të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në kryqëzimin e fshatit Dishnicë.


Burime bëjnë me dije se Mullalli dyshohej prej kohësh se mbante armë zjarri pa leje dhe arrestimi i tij erdhi pas informacioneve operative të siguruara nga strukturat e policisë.


Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, efektivët gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, të cilën 59-vjeçari e mbante me vete.


Sipas të njëjtave burime, Mullalli rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit, si dhe për të verifikuar nëse arma është përdorur apo ishte planifikuar të përdorej në veprimtari të tjera kriminale.


Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe hetimet vijojnë.

"KORÇA BOOM"


bottom of page